VIDEO | Sheffield nuk është më surprizë, shumë pranë zonës Champions

schedule17:01 - 9 Shkurt, 2020

schedule 17:01 - 9 Shkurt, 2020

Sheffield United triumfoi me përmbysje 2-1 në sfidën e vetme të luajtur sot në Premier League. Të besuarit e Chris Wilder e panë veten në disavantazh, pasi sulmuesi i Bournemouth, Callum Wilson, shënoi në minutën e 13-të të takimit.

Megjithatë, “Shpatat” nuk u dorëzuan dhe arritën të përmbysin gjithçka. Fillimisht, ishte sulmuesi Billy Sharp ai që barazoi, në sekondat e fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, të dy skuadrat kishin mundësi të shënonin golin e fitores, por ishin sërish vendasit që shënuan.

Mesfushori John Lundstream ishte njeriu që i dha fitoren Sheffieldit, në minutën e 85-të të sfidës. Ky gol, ishte i katërti në Premier League për mesfushorin e lindur në Liverpul, i cili po bën një sezon të shkëlqyer. Sheffield ngjitet në kuotën e 39 pikëve në vend të pestë, vetëm 2 pikë larg vendit të katërt që të çon në Champions League, pozitë që mbahet aktualisht nga Chelsea./abcnews.al

Premier League, java 26

Sheffield United – Bournemouth  2-1
Sharp 45′, Lundstream 85′ / Wilson 13′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!