VIDEO/ Shala “engjëll dhe djall”, Bekim Balaj skuqet në Austri

schedule20:25 - 21 Qershor, 2020

schedule 20:25 - 21 Qershor, 2020

Bekim Balaj u rikthye titullar te Strum Graz, që sot kishte vendosur të luante me dy sulmues kundër Lask. Shkodrani, jo vetëm që nuk shënoi gol, por luajti 30 minuta dhe e la skuadrën e tij më 10 lojtarë. Sulmuesi u ndëshkua që në minutën e tretë me karton të verdhë dhe shumë shpejt mori edhe të verdhin e dytë (31′).

Një tjetër shqiptar është ndëshkuar me karton të kuq sot dhe ai është Herolind Shala, mesfushori që zgjodhi të linte Shqipërinë dhe të luante për Kosovën. Futbollisti i Valerenga, luajti 55 minuta, deri kur mori kartonin e dytë të verdhë për simulim.

Shala, në minutën e 16-të kishte provuar të shënonte për skuadrën e tij, që pësoi dy gola në pjesën e parë. Gjithsesi në fund nuk doli e mposhtur, pasi një penallti në pjesën e dytë i shpëtoi nga humbja me Stabaek. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!