VIDEO/ Shakira nis mësimet online, Pique e ngacmon me fjalë të pista

schedule14:18 - 26 March, 2020

schedule14:18 - 26 March, 2020

Spanja tashmë është vendi i dytë në botë për sa i përket numrit të viktimave, ku ia ka kaluar edhe Kinës, vendit ku lindi dhe virusi vdekjeprurës. Në Spanjë janë të gjithë të izoluar, ku dita ditës rastet po shtohen dhe situata po bëhet dhe më alarmante.

Futbolli është ndërprerë dhe ende nuk dihet se kur do të rifillojë apo nëse La Liga do të përfundojë për këtë sezon. Edhe mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është izoluar në shtëpi me Shakirën dhe fëmijët e tij.

Këngëtarja kolumbiane po e shfrytëzon kohën në shtëpi, duke ndjekut një kurs online. Ajo mesa duket po studion filozofi dhe Pique ka bërë një shaka me të.

Mbrojtësi i kombëtares spanjolle e ka filmuar bashkëshorten e tij pikërisht gjatë mësimit dhe në momentin kur ajo e pa atë teksa filmon ka mbëtur e habitur. Gerard e postoi më pas videon në “Twitter” me mbishkrimin “Duke studiuar filozofi! B*** e zgjuar!”. /abcnews.al