Tesesa Malaga, sponsori kryesor i klubit ku luajnë Armando Sadiku dhe Keidi Bare, ka menduar të bëjë disa sfida mes lojtarëve dhe sigurisht që dyshja e kombëtares shqiptare janë vendosur përballë njeri-tjetrit.
Klubi spanjoll ka zbuluar vetëm një pjesë të duelit mes tyre dhe në të shfaqet Keidi Bare, i cili këndon himnin kombëtar. Mesfushori nuk duket keq në të kënduar, ndërkohë duhet pritur të shihet dueli i plotë mes dy lojtarëve.
Ata do i bëjnë pyetje njëri-tjetrit dhe në fund do të dalë fituesi. Në fushë është e vështirë ta ndash kush është më i mirë, të shohim tani në këtë sfidë në rrjetet sociale… /abcnews.al
Ojo que Keidi se nos arranca por el himno de Albania ??
La que liaron estos dos… ? ¡Próximamente en el #DueloTesesa!@tesesa_malaga pic.twitter.com/fs1RWlWOue
— Málaga CF (@MalagaCF) April 16, 2020