Sulmuesi shqiptar, Taulant Seferi, ka gjetur rrjetën në takimin kundër Grasshopper. Dy ekipet zvicerane, Xamax dhe Grasshopper, vendosën të luanin një sfidë miqësore mes tyre, duke parë që të gjitha aktivitetet sportive janë shtyrë për shkak të Coronavirus.
Në këtë miqësore, Seferit iu deshën vetëm 6 minuta lojë për të shënuar. Pasi merr një pasim të gjatë, sulmuesi shqiptar e kontrollon mirë topin dhe në hyrje të zonës, godet dhe mposht portierin kundërshtar, duke shënuar golin e parë të sfidës./abcnews.al