Kosova është gati për duelin historik ndaj Maqedonisë së Veriut, sfidë për gjysmëfinalet e Nations League. Dardanët përballen sot me rivalët ballkanikë në stadiumin ” Toshe Proeski” të Shkupit, duke nisur prej orës 20:45.
Emocionet po rriten dhe të gjithë tifozët e trevave shqiptare dhe jo vetëm, presin kualifikimin e djemve të Challandes, të cilët do të kenë edhe një pengesë të fundit më pas (Gjeorgjia ose Bjellorusia) për të siguruar kualifikimin në Euro 2021.
Tifozë në stadium nuk do të ketë, por të gjithë besojnë te kualifikimi dardan. Lajm TV ka marrë në pyetje qytetarët shqiptarë të Shkupit dhe të gjithë, përveçse normale që do të bëjnë tifozllëk për Kosovën, janë optimistë dhe nuk shohin rezultat tjetër përveç fitores.
Shumica e tyre do e shohin takimin e shumëpritur me shoqërinë dhe rezultati 1-2 për shqiptarët e Kosovës mendohet si ai më i munduri i duelit të mbrëmjes së sotme. /abcnews.al