VIDEO/ Sezon pozitiv për Mehmetin, “ish”-i i kombëtares i dhuron një pikë Orebros

schedule17:56 - 9 Gusht, 2020

schedule 17:56 - 9 Gusht, 2020

Orebro nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi përballë Goteborg. Golin e shënoi Agon Mehmeti pas rreth një ore lojë, por miqtë fituan një penallti gjashtë minuta përpara fundit, e kthyen në gol atë dhe evituan humbjen.

30-vjeçari shfrytëzoi një kros të Larsson në minutën e 58-të dhe u zhyt bukur me kokë, duke gjetur golin e katërt në elitën e futbollit suedez (Allsvenskan) për këtë sezon.

Agon Mehmeti debutoi me kombëtaren shqiptare 6 shtatorin e vitit 2013 në ndeshjen e eliminatoreve të Botërorit 2014 kundër Sllovenisë. Tre herë veshi fanellën kuqezi sulmuesi nga Podujeva, i cili ka luajtur me klube si Malmo dhe Palermo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!