Sevilla hasi vështirësi të enjten për të eliminuar rumunët e Cluj dhe ia doli të kualifikohej në raundin e 1/8 të Europa League falë golit jashtë fushe pas dy barazimeve (1-1 në Rumani dhe 0-0 në Andaluzi).
Skuadra e Lopetegui po luan sot në shtëpi kundër Osasunës dhe e ka zgjidhur shumë shpejt ndeshjen. En Nesyri zhbllokoi shifrat në minutën e 13-të. Sulmuesi maroken mori një asist nga Torres dhe mposhti portierin mik.
Në minutat shtesë të pjesës së parë erdhi edhe dyfishimi. Torres dhuroi një tjetër asist, kësaj radhe për Ocampos. Argjentinasi kërceu bukur me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë. Një hap i sigurt drejt një fitore që dërgon skuadrën nga Andaluzia në vend të tretë për momentin. /abcnews.al