Sevilla është mundur me rezultatin 2-1 nga skuadra e Celta Vigos. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, të besuarit e Carrico nuk ia dolën të shmangnin humbjen, duke lënë pikë tepër të rëndësishme.
En Nesyri i dha avantazhin andaluzianëve në minutën e 23-të, por ky gol u zhvlerësua nga Iago Aspas në pjesën e dytë. Sulmuesi i Celta Vigos barazoi gjithçka në minutën e 78-të.
E kur dukej se kjo sfidë do të mbyllej në barazim, ka qenë sulmuesi anësor, Pione Sisto, ai që i dha fitoren Celta Vigos, me vendasit që përmbysën gjithçka. Tjetër rezultat negativ për Sevillan, që tashmë ka dalë dhe nga zona Champions./abcnews.al
La Liga, java 23
Celta Vigo – Sevilla 2-1
Aspas 78′, Sisto 90+2′ / En Nesyri 23′