Sevilla pëson humbjen e parë në kampionat. Fituesit e Europa League u thyen 1-0 në fushën e Granada, që ka arritur përkohësisht Realin në krye me 10 pikë pas triumfit të sotëm.
Skuadra andaluziane mbeti me një lojtar më pak në fundin e pjesës së parë. Joan Jordan mori dy të verdha brenda një minute dhe u largua me të kuqe.
Përjashtimi i mesfushorit prishi planet e trajnerit Lopetegui dhe Granada gjeti golin e fitores tetë minuta përpara fundit të takimit.
FINAL #GranadaSevillaFC 1-0
??❤ ¡Este @GranadaCdeF tiene yANGEL! #ResultadosLS#LaLigaSantander #HayQueVivirla pic.twitter.com/5VrZh6RMi9
— LaLiga (@LaLiga) October 17, 2020
Krosim i Dimitri Foulquier dhe gol me kokë i venezuelianit Yangel Herrera. Sevilla tentoi të evitonte humbjen, por Granada u mbrojt mirë në minutat e mbetura. /abcnews.al
La Liga, java e pestë
Granada-Sevilla 1-0
(Herrera 82′)