Sevilla ka marrë fitoren e dytë në kampionat kundër Getafe dhe kryeson në LaLiga. Një duel i mbyllur në mënyrë dramatike, në minutat shtesë me rezultatin 0-1.
Sevilla e dominoi ndeshjen, edhe pse luante në transfertë. Rastet për shënim ishin disa, por vetëm në fund andaluzianët ia dolën ta çojnë topin në rrjetë.
Erik Lamela ishte heroi i takimit, që shënoi për Sevilla pas një kundërsulmi. Festë e madhe për miqtë, që e kanë nisur kampionatin në mënyrë të shkëlqyer. /abcnews.al