Festojnë Borussia Dortmund, Werder Bremen dhe Sevilla. Verdhezinjtë u kualifikuan në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë pas shtesave. Triumfi 3-2 kundër Paderborn nuk ishte i lehtë, edhe pse Dortmund e nisi në mënyrë fantastike ndeshjen.
Emre Can dhe Jadon Sancho shënuan dy gola për 10 minuta dhe u duk se gjithçka u vendos. 10 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt Julian Justvan hapi ndeshjen me golin e shënuar, kurse në shtesë VAR ishte vendimtar.
Dortmund shënoi me Haaland, por më parë kishte pasur një penallti për skuadrën e Paderborn. Goli u anulua dhe Prince-Osei Owusu i barazoi shifrat në minutën e tetë shtesë. 2-2 dhe duheshin edhe 30 minuta për t’u caktuar skuadra që kalonte më tej. Erling Haaland shënoi më pas golin e fitores dhe të kualifikimit për Borussia Dortmund.
NDESHJAT E TJERA – Werder Bremen bërio detyrën kundër Greuther Furth, që kishte në stol për 90 minuta mbrojtësin Mërgim Mavraj. Milot Rashica festoi në fund, pasi skuadra e tij triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 dhe u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.
Kevin Mohwald shënoi në minutën e 12-të, kurse Felix Agu i mbylli llogaritë në të 73’, një minutë pasi Rashica kishte lënë fushën e blertë. Edhe në Spanjë kishte ndeshje kupe sot, teksa Sevilla fitoi 0-1 kundër Almeria dhe u kualifikua në gjysmëfinale. Ocampos, me golin e tij, ishte heroi i skuadrës spanjolle. /abcnews.al