VIDEO/ Sevilla fiton me “manita”, “andaluzianët” të frikshëm ndaj Almeria

schedule20:56 - 26 Shtator, 2023

schedule 20:56 - 26 Shtator, 2023

“Andaluzianët” e Sevilla kanë arritur një fitore madhështore në përballjen e javës së 7-të të La Liga-s, teksa në “Ramon Sanchez Pizjuan” kanë mundur skuadrën e Almeria, me rezultatin e thellë, 5 me 1.

Sipari i golave u çel që në minutën e 7’ të sfidës, falë “bomberit” maroken, Youssef En-Nesyri dhe vetëm 1 minutë më vonë, Lukebakio dyfishoi shifrat me një goditje potente. Pavarësisht avantazhit të 2 golave, pjesa e parë nuk mbaroi me kaq dhe në minutën e 38’, Suso çoi topin në rrjetë, për të çuar shifrat në 3 me 0.

Me fillimin e pjesës së dytë, Lamela shënon golin e 4-t të “andaluzianëve”, duke thelluar edhe më tej avantazhin e të tijve. Vendasit arritën të shënonin dhe një tjetër gol në minutën e 92’ me anë të Salas, ndërsa për miqtë golin e shënoi kolumbiani, Luis Suarez, në minutën e 71’-të me anë të një 11-metërshi.

Falë kësaj fitoreje, Sevilla ngjitet në vendin e 11 të renditje, me 7 pikë në total, nga 6 sfidat e para të La Liga, ndërsa Almeria mbetet në vendin e fundit të tabelës, me vetëm 2 pikë në 7 sfidat e zhvillluara deri më tani. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!