Kanë përfunduar dhe sfidat e mbetura për raundin e 1/16-ve të UEFA Europa League ku surprizat nuk kanë munguar me Juventus dhe Sporting Lisbon që u ndalën në barazime përballë kundërshtarë relativisht të lehtë në letër, si Nantes dhe danezëet e Midtjylland.
Mirëpo, përvec barazimeve ka dhe fitore. Sevilla mposhti pastër me rezultatin 3 me 0, hollandezët e PSV Eindhoven, ku golat e En-Nesyri, Ocampos dhe Gudelj, në minutat 47’-të, 50’-të dhe 55’-të mjaftuan për të siguruar një fitore të thellë ndaj kundërshtarëve të fortë si PSV.
Në krahun tjetër Monaco ka përmbysur gjithçka në Gjermani përballë “aspirinave” të Bayer Leverkusen. Fillimisht francezët morën avantazhin në minutën e 9’-të falë një autogoli të portierit të gjermanëve, Lucas Hradecky. “Aspirinat” do të përmbysnin gjithçka dhe në minutat 48’-të dhe 59’-të ndëshkojnë 2 herë francezët me anë të Diaby dhe Wirtz. Mirëpo, 2 gola të francezëve në minutat e 74’-të dhe 92’-të ndryshuan gjithçka, duke i dhuruar “mbretërorëve” të Monaco një fitore të vyer në transfertë.
Ndërkaq, performanca e Sporting Lisbon përballë danezëve të Midtjylland ishte totalisht zhgënjyese me vendasit që u përpoqën gjatë gjithë sfidës por nuk arritën dot të gjenin golin e avantazhit. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat shënuan nga 1 herë. Fillimisht Ashour për danezët në minutën e 77’-të dhe më pas Coates i dhuron vendasve një “fije” shprese për kualifikimin në minutën e 94’-të, duke e mbyllur kështu sfidën në 1 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Bayer Leverkusen 2-3 Monaco
M. Diaby 48’ L. Hradecky (ag) 9’
F. Wirtz 55’ K. Diatta 74’
A. Disasi 92’
Juventus 1-1 Nantes
D. Vlahovic 13’ L. Blas 60’
Sevilla 3-0 PSV Eindhoven
Y. En-Nesyri 45+2’
Ocampos 50’
Gudelj 55’
Sporting Lisbon 1-1 Midtjylland
S. Coates 94’ Ashour 77’