Milani arriti një tjetër fitore në Serie A. Kuqezinjtë fituan 1-4 në fushën e Sampdorias dhe vazhdojnë të ndjekin Romën e vendit të pestë. Zlatan Ibrahimovic shënoi dy herë, teksa “pokeri” i miqve u kompletua nga Hakan Calhanoglu dhe Rodrigo Leao.
Fitore edhe për Lazion, që mposhti 2-0 në “Olimpico” Brescian. Correa dhe Ciro Immobile (goli i 35-të në kampionat) shënuan golat e suksesit për bardhekaltrit. Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja 5-0 e Sassuolos kundër Genoas.
Triumf shprese për Leccen, që ia doli të merrte tre pikët në fushën e Udineses pas fitores 1-2, ndërsa Hellas Verona fiti me tris golash në shtëpi kundër Spalit. /abcnews.al