Policia Kufitare e Vlorës gjatë kontrollit të makinave që kanë mbërritur nga Italia ditën e sotme kanë gjetur në një furgon një sasi eurosh të pa deklaruara.
Sipas policisë kufitare të Vlorës në furgonin tip Mercedes Benz tip Vito janë gjetur të fshehura 55 mijë euro.
Policia është duke marrë në pyetje drejtuesin e furgonit si dhe po punon për të zbuluar burimin e eurove që ishin të fshehura.
/abcnews.al/

