VIDEO/ Sanchez: I lumtur që jam pjesë e Interit, kam shumë uri për trofe

schedule22:43 - 6 Gusht, 2020

schedule 22:43 - 6 Gusht, 2020

Alexis Sanchez do të vijojë të jetë pjesë e Interit. Agjenti i sulmuesit gjeti akordin për të ndërprerë kontratën me Manchester United dhe zikaltrit siguruan shërbimet e tij pa harxhuar asnjë cent.

31-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin italian, aty ku ndihet si në shtëpi. Sanchez i falënderon të gjithë me një video të postuar në faqen zyrtare të klubit, teksa i premton tifozëve fitimin e trofeve.

Përshëndetje të gjithë tifozëve të Interit. Jam i kënaqur që do të qëndroj këtu me ju, kam gjetur një familje tek Interi. Të gjithë duan të luftojnë për të fituar trofe në këtë klub, lojtarët edhe stafi teknik.

Jam i lumtur që jam pjesë e këtij grupi, edhe unë kam shumë uri për të fituar me Interit. Ju përqafoj të gjithëve“, përfundon sulmuesi nga Kili. /abcnews.al