San Marino rezultoi një kafshatë e lehtë për Kosovën, sikurse edhe pritej. Dardanët fituan me rezultatin 4-1 dhe skena ishte e gjitha për Vedat Muriqin, i cili i shënoi të gjithë golat në portën e kombëtares modeste.
Spektakli nisi që në minutën e 27-të, kur Arbër Zeneli pasoi në zonë për futbollistin e Lazio. Sulmuesi shmangu një prej mbrojtësve kundërshtarë dhe goditi saktë në kuadrat.
https://streamable.com/kqd2m5
Kosova nuk u ndal me kaq në pjesën e parë. Sërish Zeneli asistoi përmes një goditjeje dënimi. Mesfushori krosoi në zonë, aty ku Muriqi goditi me këmbë dhe e çoi topin në rrjetë.
https://streamable.com/etg3kn
Edhe pjesa e dytë nisi me gol dhe protagonistët ishin të njëjtët. Zeneli asitoi dhe Muriqi shënoi, që në minutën e parë. Kosova vijoi të sulmonte dhe goli i katërt u shënua me penallti, nga i njëjti lojtar.
https://streamable.com/yww58u
Challandes bëri disa lëvizje, duke u dhënë mundësinë lojtarëve si Bytyçi, Emini, Sulejmani, Daku dhe Vocës që ka luajtur herë të tjera edhe titullar. Në fund San Marino shënoi edhe golin e nderit, me autor të riun David Tomassini. /abcnews.al
https://streamable.com/rq1jqv