Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | “Samba” në Madrid, çfarë spektakli nga Rodrygo!

schedule21:16 - 6 Nëntor, 2019

schedule 21:16 - 6 Nëntor, 2019

Real Madrid ka kaluar shumë shpejt në avantazh përballë Galatasaray. “Los Blancos” e nisën sfidën vrullshëm dhe pas vetëm 4 minutash, Rodrygo i kaloi në avantazh. Talenti brazilian merr një top nga Marcelo dhe brenda zonës, bën një finte të bukur, duke rrëzuar në tapet dy mbrojtës kundërshtare. Më pas, gjuan me të majtën, duke shtangur portierin mik.

Dy minuta më vonë, Rodrygo do të shënonte sërish, për të dyfishuar avantazhin e “Galaktikëve”. Marcelo do të asistonte sërish, ndërsa Rodrygo, do të shënonte me kokë, duke i çuar në peshë tifozët madrilenë!/abcnews.al

UEFA Champions League

Real Madrid – Galatasaray  2-0
Rodrygo 4′ 6′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!