VIDEO/ Sallake e pakapshme e Rabiot, Juventusi gjen golin e barazimit

schedule21:25 - 6 Mars, 2021

schedule 21:25 - 6 Mars, 2021

Barazohet ndeshja Juventus-Lazio. Skuadra mike kaloi në avantazh në minutën e 14-të falë finalizimit të bukur të Joaquin Correas, teksa bardhezinjtë kanë rikthyer baraspeshën në minutën e 39-të.

Autori i golit është Adrien Rabiot, i cili gjeti golin e dytë sezonal në Serie A. Mesfushori francez mori një asist nga Alvaro Morata dhe mposhti spanjollin Pepe Reina me një goditje fantastike.

“Predha” e Rabiot në rrjetë dhe barazim 1-1 në Torino, aty ku po luhet një ndeshje e bukur mes dy skuadrave, që vitet e fundit kanë pasur një rivalitet të madh midis tyre. /abcnews.al