VIDEO/ Saint-Gilloise kapitullon në “shtëpi”, “aspirinat” e Leverkusen kalojnë fazën me goleadë

schedule23:33 - 20 Prill, 2023

schedule 23:33 - 20 Prill, 2023

Belgët e Royal Union Saint-Gilloise kanë zhgënjyer totalisht në “Lotto Park”, teksa përballë “aspirinave” të Bayer Leverkusen janë mundur me rezultatin e thellë 1 me 4, duke u eleminuar kështu nga UEFA Europa League, në raundin e çerek-finaleve.

Djetmë e Xabi Alonso e “hipotekuan” kualifikimin që në pjesën e parë të sfidës, me Moussa Diaby e Mitchel Bakker që shënuan respektivisht në minutat 2’ dhe 38’ të sfidës, duke e mbylluar fraksionin e parë të lojës me rezultatin e pastër 0 me 2.

Me fillimin e pjesës së dytë, teksa pritej “reagimi” i vendasve, fillimisht Jeremie Frimpong e më pas talenti çek, Adam Hlozek në minutat 61’ e 79’ nxorrën totalisht të pavlefshëm golin e Casper Terho, me finlandezin që shënoi golin e “nderit” për belgët, në një mbrëmje që duhet harruar.

Me këtë tirumf, Leverkusen rikthehen në gjysmë-finalet e një kompeticioni evropan pas 21 vitesh pritej, me paraqitjen e fundit në edicionin 2001-2002, të UEFA Champions League. Ndërkaq, në raundin tjetër “aspirinat” nuk do ta kenë aspak të lehtë teksa kundra do të kenë “verdhekuqtë” e Jose Mourinho. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Moussa Diaby, 0-1:

Goli i Mitchell Bakker, 0-2:

Goli i Jeremie Frimpong, 0-3:

Goli i Casper Terho, 1-3:

Goli i Adam Hlozek, 1-4:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!