Gola dhe asiste të futbollistëve shqiptarë këtë të diel. Emir Sahiti, lojtari i Shqipërisë U21, ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin kroat. Sulmuesi anësor i Sibenik, realizoi golin e dytë në triumfin shtëpiak 2-0 ndaj Rijekës.
Minuta e 74-t, Sahiti ishte futur në fushë tre minuta më parë, asist i ganezit Ampem dhe finalizim i lojtarit shqiptar pasi dribloi një mbrojtës kundërshtar, duke gjetur golin e dytë në kampionat për këtë sezon.
https://streamable.com/p0zl0h
Në kryeqytet po luhet derbi mes Lokomotivës dhe Dinamos së Zagrebit. Kampionët kaluan të parët në avantazh falë rrjetës së Ivanusec në minutën e tetë, i cili dërgoi topin në rrjetë pas asistit të marrë nga Lirim Kastrati, sulmuesi i Kosovës.
Vendasit reaguan dhe rikthyen baraspeshën në fundin e pjesës së parë. Asist i bukur i Sherif Kallakut, lojtarit të kombëtares kuqezi, dhe gol i nigerianit Ibrahim. Asist ka dhuruar edhe Valon Berisha në kampionatin francez.
https://streamable.com/6z5ivd
Lojtari dardan i Reims, dhuroi një kros të bukur në minutën e 26-të dhe mbrojtësi Faes gjeti golin me kokë. Reims mposhti 2-1 Strasbourg në shtëpi, triumfi i dytë radhazi në Ligue 1 për ekipin ku luan edhe Arbër Zeneli.
https://streamable.com/lh3qy7
Triumf edhe për Basel jashtë fushe në Zvicër. Skuadra ku aktivizhen Taulant Xhaka (mungoi sot), Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami, fitoi 1-3 në fushën e St Gallen. Zhegrova dhuroi asistin e golit të dytë të miqve, ndërsa Kasami vulosi fitoren e Basel me golin e realizuar në minutën e 70-të. /abcnews.al