Armando Sadiku ka rezultuar protagonist në fitoren 3-2 të Mohun Bagan në transfertë ndaj Jamshedpur.
Sulmuesi kuqezi hapi siparin e fitores për skuadrën e tij me golin e shënuar në minutën e 29-të, si dhe dha asistin e golit të tretë të realizuar nga Nasiri në minutën e 80-të. Me këtë trepikësh skuadra e Sadikut kryeson kampionatin indian me pikë të plota, 12, katër fitore në katër ndeshje të luajtura, duke u konfirmuar si pretendent kryesor për titullin kampion./ h.ll/abcnews.al