Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku është rikthyer të jetë protagonist me Las Palmas, ndërsa ka gjetur edhe rrugën e rrjetës në ligën e dytë spanjolle.
Në sfidën që Las Palmas po zhvillon kundër Valadollit, Sadiku arriti të shënonte gol në minutën e 63-të, teksa i dha avantazhin skuadrës së tij.
Ky është goli i parë për sulmuesin elbasanas në kampionat, teksa në 15 ndeshje ka shënuar vetëm një gol, ndërsa në Copa del Rey ka shënuar 2 gola në dy ndeshje.
⏱️ 60’| ¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL!
¡GOOOOOOOOOOOOOOOL! ¡GOOOOOOOOL!
¡¡SADIKUUU!! ⚽️#RealValladolidLasPalmas (0-1)#LaUniónHaceLasPalmas ?? pic.twitter.com/8x11Pc24dn— UD Las Palmas (@UDLP_Oficial) March 19, 2022
Një tjetër gol shqiptarë është shënuar edhe nga Qazim Laçi. Futbollisti shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 47-të duke shënuar një gol të rëndësishëm për skuadrën e tij Ac Ajaccio në Ligue 2 të Francës.
Ky ishte goli i 3 sezonal për Laçin në Francë, ndërsa është edhe një sinjal i mirë për Rejan që e ka ftuar në Kombëtare për dy ndeshjet miqësore ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.
Një gol që i ka dhënë avantazhin skuadrës së tij përballë Nimes.
47′ BUUUUUUUUUUUUUUUUT !!! FRAPPE PUISSANTE DE QAZIM LACI POUR L’OUVERTURE DU SCORE !!!! FORZA AIACCIU ! 1-0 #ACANO pic.twitter.com/cW0H0IO77F
— AC Ajaccio (@ACAjaccio) March 19, 2022
/f.a/abcnews.al