VIDEO/ Sa shumë gabime, Shqipëria e Bushit shkërmoqet nga Bullgaria

schedule19:21 - 8 Qershor, 2021

schedule 19:21 - 8 Qershor, 2021

Shqipëria e Alban Bushit u shkërmoq në miqësoren me Bullgarinë me rezultatin 4-0. Pa disa prej titullarëve të larguar pas fitores në ndeshjen kualifikuese kundër Andorrës, kuqezinjtë e nisën si mos më keq ndeshjen.

Tre gola të pësuar për 11 minuta dhe për më tepër shumë gabime të futbollistë të Shqipërisë U21. Portieri Laroshi nuk mundi të bënte dot asgjë në këto gola dhe normalisht për të rinjtë e kombëtares ishte një goditje e rëndë.

Pjesa e parë u mbyll 3-0 për bullgarët, që nuk u mjaftuan me kaq. Ata shndërruan në gol edhe një penallti të fituar në fillimin e pjesës së dytë.

Nikolov nuk fali dhe shënoi golin e katërt, që fatmiërsiht për Shqipërinë U21 ishte i fundit në një ndeshje që duhet harruar sa më shpejt.

BULLGARI-SHQIPËRI 4-0
Shënues:
Shopov 2′, Petrov 5′, Gruev 11′, Nikolov (pen) 68′
BULLGARI: Vutsov, Diçev, Dimitrov, Gruev, Minçev, Mirçev, D.Mitkov, M.Mitkov, Petrov, Popov, Shopov.
SHQIPËRI: Laroshi. Kalaj, Dragoshi, Smajlaj, Cara, Mehmeti, Gjata, Bushaj, Ismajgeci, Vangjeli, Marku.

v.p / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!