Në vend të podiumit, deputetja Rudina Hajdari e cila kandidon për një mandat deputeti nën siglën e nismës “Thurje” ka vendosur një karrige.
Hajdari zgjodhi një formë të pazakontë për të mbyllur fushatën elektorale bashkë me mbështetësit e saj në qytetin e Elbasanit.
“Më thonë si do ja dalësh Rudina se ti je vetëm. Ne nuk jemi vetëm, ne jemi të gjithë bashkë. Dhe sot kam këtu të gjithë mbështetësit e mi që më kanë ndihmuar.
Dua që sot të bashkoheni me ne dhe të kuptoni që Elbasani nuk është vetëm. Ka me qindra që po na bashkohen çdo ditë”, tha Rudina Hajdari./mv.abcnews.al