Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger u bë heroi i fitores së Real Madrid ndaj Manchester City mbrëmjen e së mërkurës, jo vetëm me penalltinë e fundit që shënoi, por edhe me parashikimin e krahut se ku do godiste Kovacic.
Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet Rudiger duke ndihmuar portierin Andrej Lunin për të pritur penalltinë e Mateo Kovacic.
Kur kroati po përgatitej të godiste 11 metërshin e tij, kamerat kapin Rudiger që bën me shenjë krahun se ku do e godiste, duke i dhënë një dorë të mirë ukrainasit të ndalonte goditjen.
Pasi Lunin priti penalltinë, Rudiger u lumturua shumë, por shihet se edhe Modric e kuptoi atë çka gjermani bëri, duke e lavdëruar më pas./h.ll/abcnews.al
Oh my goodness Rudiger is a cheat code pic.twitter.com/pPzsHK7qIZ
— ??? ☘️ (@Ziyechman) April 18, 2024