VIDEO/ Rrugëtim i çmendur, shijoni golat e Ibrahimoviç me “Djajtë”

schedule22:37 - 24 Maj, 2020

schedule 22:37 - 24 Maj, 2020

Zlatan Ibrahimovic ka qenë i suksesshëm kudo ku ka luajtur. Ylli suedez njihet për karakterin e tij: luftarak dhe fitues i lindur. Kur Zlatan u transferua te Manchester United, shumë dyshuan për aftësitë e tij, duke parë dhe moshën madhore.

Por, me “luanin” nuk ka fjalë: Ibra i tregoi të gjithëve se mosha për të është vetëm një numër dhe pasi kishte dominuar shumë kampionate të tjera, shtoi në “hartën” e tij të sundimit edhe Anglinë.

Me fanellën e “Djajve të Kuq”, Ibrahimovic luajti 33 ndeshje në Premier League, ku shënoi 17 gola dhe asistoi 5 herë. Faqja zyrtare e Manchester United ka publikuar një video me golat e gjigantit suedez, e cila menjëherë mori më shumë se 500 mijë shikime./abcnews.al