VIDEO | Rreshtim skandaloz i Dortmund, Lautaro gjen rrjetën

schedule21:27 - 23 Tetor, 2019

schedule 21:27 - 23 Tetor, 2019

Interi ka kaluar në avantazh kundër Borussia Dortmund, sfidë që po luhet në San Siro. Pas 22 minutash lojë, zikaltërit e Antonio Conte arrijnë të gjejnë rrjetën, me anë të sulmuesit Lautaro Martinez.

Ishte mbrojtësi Diego Godin ai që dha një pasim të gjatë të përkryer dhe Martinez arrin t’i shpëtojë mbrojtjes verdhezi, për të mposhtur më pas portierin Burki.

Ishte mbrojtësi i majtë, Nico Shulz, ai që e mbajti në lojë sulmuesin argjentinas dhe rreshtimi i mbrojtjes së Dortmundit në këtë moment ishte me të vërtetë shumë skandaloz. Pas konsultimit me VAR, arbitri kryesor e konsideroi golin të rregullt./abcnews.al

Champions League

Inter – B. Dortmund  1-0
Lautaro 22′