Aksi Vlorë-Orikum është bllokuar. Gazetari Elton Nikaj raporton se shkak është bërë rrëshqitja e dherave në afërsi të zonës së Jonufrës.
Për pasoj rruga është bërë e pakalueshme nga automjtet. Siç shihet nga pamjet kjo pjesë e aksit është mbuluar nga balta.
Sakaq, reshjet e dendura të shiut që kanë nisur pasditen e sotme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në vend. g.v/abcnews.al