Është gjetur këtë të shtunë 2 vjeçari i humbur një ditë më parë në Malishevë, në Kosovë.
Vogëlushi Tian Krasniqi është gjetur në mal, jo shumë larg shtëpisë së tij, derisa gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Në mediat kosovare janë publikuar edhe fotografi dhe video nga momenti kur Tiani është gjetur.
Gjetjen e kanë konfirmuar edhe nga Komuna e Malishevës përmes një komunikate për media, ku kanë dhënë detajet e gjetjes së vogëlushit./abcnews.al