VIDEO/ Rrëmujë në zonën e United, Douglas Luiz vendos baraspeshën në “Villa Park”

schedule19:02 - 11 Shkurt, 2024

schedule 19:02 - 11 Shkurt, 2024

Pasi e mbyllën pjesën e parë të sfidës, në disavantzhin, 0 me 1, ndaj “Djajve të Kuq”, të Manchester United, të besuarit e Unai Emery e kanë nisur me vrull pjesën e dytë të sfidës, teksa kanë arritur të gjejnë edhe golin e barazimit, në “Villa Park”.

Nga një rrëmujë në zonën kundërshtare përfiton mesfushori brazilian, Douglas Luiz, i cili pasi merr një pasim nga “fantazisti” xhamajkan, Leon Bailey dërgon topin në rrjetën e Onana. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN