Vetëm 16 minuta pas shënimit të golit të parë ndaj Ukrainës, “të kaltërit” e Italisë kanë arritur të sigurojnë dhe golin e dytë të mbrëmjes sërish falë një “gafe” në mbrojtjen e kundërshtarëve.
Një goditje nga jashtë zone bllokohet nga këmbët e një prej mbrojtësve ukrainas, me topin që përfundon sërish te “fantazisti” i Inter, Davide Frattesi dhe ky i fundit nga një distancë e afërt me portën nuk gabon duke dyfishuar shifrat. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: