Një 45-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr.4.
Abc mëson se në “Rrugën e Dibrës” në kryeqytet ka tentuar t’i vjedhë me dhunë telefonin një doktori dhe më pas është larguar.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se 45-vjeçari ka tentuar t’i marrë edhe varësen e floririt.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se më datë 23 shtator ai ka vjedhur shuma parash në një dyqan.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Medicus” u bë arrestimi i shtetasit:
– A. N., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi A. N., në Rrugën e Dibrës, ka tentuar ti vjedhë me dhunë, telefonin shtetasit L. S., dhe më pas është larguar. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se me datë 23.09.2022, ka vjedhur shuma parash në dyqanin në pronësi të shtetasit Th. J.
/Abcnews.al/