Është mbyllur takimi mes Hellas Verona dhe Interit, me shifrat e barabarta 2-2. Vendasit shënuan që në minutën e dytë të sfidës, me anë të Lazovic. Pasi dribloi Skriniar, sulmuesi i Veronës mposhti dhe Handanovic në shtyllën e parë.
Interi në pjesën e dytë, arriti të përmbysë shifrat. Fillimisht, ishte Candreva në minutën e 49-të që shënoi për zikaltërit, ndërsa Dimarco në të 55-ën, shënoi autogol dhe kaloi Interin në avantazh 1-2.
Me minutat që po kalonin, Verona hodhi gjithçka në sulm. Mbrojtësi shqiptar, Rrahmani, shtyu përpara dhe ishte pikërisht futbollisti kuqezi që tregoi aftësitë e tij teknike, duke dribluar mbrojtjen e Interit dhe duke asistuar për portugezin Veloso, që me golin e tij, vendosi shifrat në 2-2./abcnews.al
Hellas Verona 2-2 Inter
GOL 86 Miguel Velosopic.twitter.com/jFpAw0Fft0#VeronaInter
— Twit Spor (@TwitSporHaber) July 9, 2020