VIDEO/ Rrahmani nderon kampionët në “frymën e fundit”, Genoa ndan pikët me “Demat” torinezë

schedule17:16 - 13 Janar, 2024

schedule 17:16 - 13 Janar, 2024

Ka ndeshje me rezultat katastrofik dhe më në fund vjen fitorja. “Blutë” e Napoli nuk kanë zhgënjyer mesditën e kësaj të shtune, teksa në “mitikun” e qyteti, “Diego Armando Maradona” kanë mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, skuadrën e Salernitana në përballjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Fitorja për skuadën e teknikut, Ëalter Mazzarri erdhi me një përmbysje të madhe, teksa fillimisht rrugën e rrjetës, teksa në minutën e 29’-të të sfidës, “fantazisti” Antonio Candreva, i cili dërgon topin në rrjetën e Meret, me një supergoditje nga një distancë e konsiderueshme, mirëpo ndeshja nuk u mbyll me kaq, pasi fillimisht Politano, me një 11-metërsh, në fundin e pjesës së parë e në fund mbrojtësi “Dardan”, Amir Rrahmani, me një gol në minutën e 96’-të siguruan fitoren e kampionëve në fuqi të Italisë.

Përveç sfidës, Napoli-Salernitana në orën 15:00 u zhvillua edhe përballja Genoa-Torino, përballje që për të thënë të drejtën, nuk dhuroi shumë emocion, me sfidën që u mbyll në rezultatin e “paqtë”, 0 me 0, pavarësisht se rastet për të gjetur golin nga të dyja skuadrat ishin jo të pakta.

Falë këtyre rezultateve ndryshon edhe renditja e Serie A, me “Blutë” e Napoli, që ngjiten në vendin e 6-të, teksa tashmë numërojnë plot 31 pikë, 1 më shumë se Atalanta e Lazio. Më tej Torino e Genoa mbesin në vendet 10 e 12 të tabelës, me respektivisht 28 e 22 pikë, ndërsa Salernitana mbetet në vendin e fundit të tabelës, me 12 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Napoli 2 – 1 Salernitana

Goli i Antionio Candreva, 0-1:

Goli i Matteo Politano, 1-1:

Goli i Amir Rrahmanit, 2-1:

Genoa 0 – 0 Torino

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!