Një eurogol është shënuar ditën e sotme në Itali. Pisa-Vicenza, sfidë për llogari të javës së 25-të në Serie B, përfundoi në barazim 2-2.
Skuadra mike shënoi dy herë në pjesën e parë, teksa Pisa nuk u dorëzua në fraksionin e dytë të ndeshjes dhe evitoi humbjen.
Momenti më i bukur i ndeshjes ishte në minutën e 32-të. Vicenza po kryesonte 0-1 dhe ia doli të shënonte sërish me anë të Riccardo Meggiorinit.
Sulmuesi 35-vjeçar, kreu një veprim teknik të mrekullueshëm. Roveshatë perfekte nga një pozicion tepër i vështirë dhe topi në rrjetën kundërshtare. /abcnews.al