Caio Vidal nuk do ta harrojë këtë gol që ka shënuar. Për brazilianët e Internacional ishte thjesht goli i gjashtë, në një fitore 6-1 të arritur kundër Olimpia (Paraguaji) në Copa Libertadores, por jo për lojtarin.
Realizimi ishte fantastik. Vidal, pas tetë minutash në fushën e blertë, në minutën e 80-të befasoi skuadrën mike me një roveshatë spektakolare të realizuar brenda zonës.
Sulmuesi 20-vjeçar e bëri pa asnjë dyshim roveshatën dhe e goditi topin madje jo me këmbën e tij të mirë. Gjithsesi gjithçka ishte perfekte dhe topi i goditur prej brazilianit shkoi drejt e në rrjetë. /abcnews.al