Akhmat Grozny zhvilloi miqësoren e radhës sot në Turqi. Përballë ekipit rus, aty ku aktivizohet odise Roshi dhe Bernard Berisha, fitoi 2-1 kundër sllovenëve të Mura.
Anësori ofensiv i kombëtares kuqezi mori një super asist nga kapiteni i Akhmat dhe shënoi nga një pozicion pothuajse i pamundur.
28-vjeçari lëvizi bukur në krahun e djathtë dhe lëshoi një diagonale të saktë drejt portës sllovene në minutën e 53-të, duke realizuar një gol shumë të bukur. /abcnews.al