VIDEO/ Rooney sulmon Mbappe për shtyrjen e Messit

schedule16:25 - 18 Gusht, 2022

schedule 16:25 - 18 Gusht, 2022

Kylian Mbappe pasi nënshkroi një kontratë të pabesueshme me PSG-në vendosi se ai ishte ylli më i madh i skuadrës. Flitet se Mbappe në dhomën e zhveshjes së parisienëve ka pasur një konflikt me Neymar dhe Lionel Messi.

Kylian dyshohet se e ka lejuar veten të shtyjë me shpatull sulmuesin argjentinas. Për këtë situatë ka folur Wayne Rooney.

“Një lojtar 22-23 vjeç e shtyn Messin me shpatull… Nuk kam parë kurrë një ego më të madhe në jetën time. Le t’i kujtojë dikush Mbappes se kur Messi ishte në moshën e tij, ai kishte tashmë katër Topa të Artë”, citon Rooney të ketë thënë Depar Sports.

Me drejtësi, vlen të thuhet se Lionel Messi mori Topin e katërt të Artë më 7 janar 2013. Në atë kohë, argjentinasi ishte 25 vjeç. Kylian Mbappe tani është 23 vjeç. /abcnews.al/