Cristiano Ronaldo ka zbarkuar në Itali në orët e vona të ditës së djeshme, pas dy fluturimeve, Madeira-Madrid, Madrid-Torino. Portugezi, prej datës 9 mars ishte pranë familjes së tij dhe nuk i është ndarë stërvitjeve. CR7 u prit mbrëmë në aeroport dhe me forca sigurie u largua nga aty.
⚠️ JUVE, ECCO CR7! ⚽️
Partito da Madeira, Cristiano #Ronaldo è atterrato poco fa a #Torino con il suo jet privato.
➡️ Il campione della #Juventus dovrà sottoporsi ad una quarantena di 14 giorni prima di riprendere gli allenamenti con la squadra il 18 maggio#Sportitalia pic.twitter.com/HO8VEtdiqk
— Sportitalia (@tvdellosport) May 4, 2020
Tani në Itali po përgatiten për rifillimin e stërvitjeve dhe bardhezinjtë u kërkuan futbollistëve të riktheheshin në Itali dhe të ishin gati. Gjithçka sipas planit dhe udhëzimeve të qeverisë, që ka njoftuar më parë se ekipet mund të nisin përgatitjet me 18 maj.
Kështu, Ronaldo do të qëndrojë për 14 ditë i izoluar, sikurse edhe kërkohet nga autoritetet. Më pas ai do të jetë gati të stërvitet me ekipin. Sigurisht nuk do të jetë i vetmi që do të izolohet, pasi janë edhe tetë lojtarë të Juventusit që ishin larguar nga Italia dhe po qëndronin pranë familjeve të tyre. /abcnews.al