Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në Portugali, së bashku me familjen e tij, të izoluar prej disa ditësh tashmë. Ylli portugez po bënte një sezon shumë të mirë për Juventusin, por futbolli u ndërpre dhe tashmë është pranë familjes në këtë situatë të vështirë pandemie.
Ronaldo është prej disa kohësh në një marrëdhënie me bukuroshen Georgina Rodriguez, e cila sot ka marrë rolin e berberit. Balerina shumë e njohur mori përsipër të shkurtojë flokët e CR7, i cili si çdo mashkull tjetër, po vuan të gjejë berber.
“Bishtalecin” nuk e ka prekur, pasi Ronaldo duket i dashuruar me modelin e tij të ri të flokëve. Megjithatë, Georgina i shkurtoi të gjitha flokët anësore. Video e publikuar nga Ronaldo në Twitter, u bë menjëherë virale./abcnews.al
Stay home and keep stylish ??♂️?❤️?? #stayhomestaysafe pic.twitter.com/SkPiUwzCxn
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) April 4, 2020