Ronaldo dhe Champions janë në simbiozë. Portugezi u rikthye ë këtë kompeticion me fanellën e Manchester United sot dhe menjëherë la shenjën e tij.
Ai ka arritur t’i shënojë Young Boys në ndeshjen e parë të këtij sezoni. Portugezi tundi rrjetën në minutën e 13, pas një aksioni të gjatë.
Kështu, ai konfirmohet në superformë dhe vazhdon të thellojë rekordin e tij si shënuesi më i mirë në historinë e kupës me veshë të gjatë. /abcnews.al