VIDEO/ Roma shkroi historinë, Jose Mourinho “tërbohet” në dhomat e zhveshjes së “Air Albania”

schedule12:41 - 26 Maj, 2022

schedule 12:41 - 26 Maj, 2022

Roma e Jose Mourinhos ia doli të triumfonte mbrëmjen e djeshme përballë Feyenoord në finalen e parë të Conference League e cila u zhvillua  në “Air Albania”.

Trofeu u parë i Romës pas 31 vitesh dhe finalja e pestë e “Special One” e fituar në kompeticionet europiane, nga pesë që ka luajtur.

Festa në fushën e “Air Albania” ishte e madhe, ndërsa portugezi shpërtheu në lot gëzimi.

Nga fusha, festa është spostuar në dhomat e zhveshjes, aty ku Mourinhos është bërë pjesë, teksa shihet duke kërcyer dhe kënduar me birra në dorë me lojtarët që kishin hipur mbi tavolinë./abcnews.al