Ish-futbollisti i Liverpool, Andy Carroll, i cili tani aktivizohet me Reading në Championship, ka marrë gjithë vëmendjen e mediave.
Këtë herë nuk ishte për ndonjë gol spektakolar të shënuar, sepse roli i tij në fushën e lojës është sulmues, por në ndeshjen kundër West Brom, ish-lojtari i “The Reds” bëri shpëtimtarin e portës në dy raste shumë vendimtare njëri pas tjetrit.
32-vjeçari, fillimisht ka larguar topin me kokë duke përfunduar i ngatërruar në rrjetë, megjithatë sërish ka gjetur forcën për t’u ringritur dhe për ta shpëtuar edhe një herë portën e tij, duke e larguar sferën me kokë në vijën fatale.
Një veprim nga Carroll i cili është duartrokitur nga të pranishmit, por kjo nuk mjaftoi që skuadra e tij të merrte minimumi një pikë, sepse u mposht me rezultatin 1-0.
/f.a/abcnews.al