VIDEO | Rokadë, Juventusi mposht Interin dhe merr kreun e Serie A

schedule22:48 - 6 Tetor, 2019

schedule 22:48 - 6 Tetor, 2019

Juventusi ka mposhtur Interin në San Siro me rezultatin 1-2, duke marrë kreun e Serie A. Paolo Dybala shënoi që në minutën e katërt për bardhezinjtë e Sarrit, duke kaluar “Zonjën” në avantazh. Megjithatë, Interi arriti të reagojë dhe të barazojë me anë të Lautaro Martinez.

Në minutën e 18-të, zikaltërit fitojnë penallti dhe sulmuesi argjentinas merr përsipër ekzekutimin e saj. Numri 10 i Interit mposht nga pika e bardhë portierin Sczezny, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim 1-1.

Në të dytën, sfida ishte e hapur dhe me të dyja skuadrat që kërkuan golin e fitores. Për ta fituar këtë takim, mendoi Gonzalo Higuain, në minutën e 80-të. Bomberi argjentinas shënon kështu golin më të rëndësishëm për këtë sezon, duke i dhënë fitoren dhe kreun e klasifikimit Juventusit./abcnews.al

Serie A, java 8

Inter – Juventus  1-2
Lautaro (p) 18′ / Dybala 4′, Higuain 80′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!