VIDEO | Rivalë për titullin? Harrojeni, Liverpool i pamëshirshëm ndaj Leicester

schedule22:52 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 22:52 - 26 Dhjetor, 2019

17 fitore në 18 ndeshjet e para, vetëm një barazim përballë Manchester United në transfertë dhe 13 pikë diferencë me vendin e dytë, aq më tepër edhe me një ndeshje më shumë për të luajtur. Liverpooli i Jurgen Klopp është skuadra më e fortë në botë për momentin dhe titulli kampion, që mungon prej 30 vitesh, është më afër se kurrë.

Pasi fituan Botërorin për Klube, “The Reds” shkatërruan 0-4 Leicester City, të vetmin ekip që po përpiqej të mbante hapin e kryesuesve. Roberto Firminho shënoi një dygolësh, ndërsa Milner me anë të një penalltie dhe Alexander-Arnold, vulosën fitoren e thellë të ekipit, të cilin nuk po arrin ta mundë askush.

Fantastik braziliani me dy golat e shënuar, i jashtëzakonshëm mbrojtësi i djathtë anglez me golin e bukur dhe dy asistet e dhuruara. Ndeshja e radhës është pas tre ditësh dhe Liverpool do të presë Wolves në “Anfield”. /abcnews.al

Leicester City-Liverpool 0-4
(Firminho 31′, 75′, Milner (pen) 71′, Alexander-Arnold 78′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!