VIDEO | Rinovim ndryshe, Betis nderon legjendën Joaquin

schedule20:48 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 20:48 - 30 Dhjetor, 2019

Një ditë pas Krishtlindjes, Betis gëzoi gjithë tifozët me rinovimin e Joaquin. 38-vjeçari është kapiteni dhe simboli i klubit andaluzian, përveçse idhulli i tifozerisë. 38-vjeçari firmosi kontratën e re që do e mbajë tek ekipi i zemrës deri në verën e vitit 2021.

Joaquin, i cili ka luajtur 52 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola me kombëtaren e Spanjës, po zhvillon një sezon pozitiv dhe vazhdon të driblojë pafund në krahun e djathtë. 6 gola dhe 2 asiste numëron këtë sezon në La Liga.

Klubi e ka nderuar me zgjatjen e kontratës dhe ceremonia është bërë njësoj sikur të ishte një blerje dhe përforcim në merkato. Të shumtë kanë qenë tifozët e pranishëm në shkallët e ” Estadio Benito Villamarin”.

Momente emocionuese për Joaquin dhe familjen e tij, teksa nuk mungojnë as lotët. Pavarësisht se verën e ardhshme feston 39-vjetorin, Joaquin nuk ka ndërmend të ndalet së dhuruari spektakël për tifozët e Betis. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!