VIDEO | Rikthimi dhe debutimi i Kokorin, vjen goli i parë pas daljes nga burgu

schedule15:56 - 2 Mars, 2020

schedule 15:56 - 2 Mars, 2020

Tetorin e vitit 2018 ndodhi një sherr mes ministrit rus të tregtisë, Denik Pak, dhe dy futbollistëve, Aleksandr Kokorin dhe Pavel Mamayev. Këta të dy sulmuan me karrige ministrin në një kafe të Moskës, teksa nuk munguan ofendimet etnike ndaj Pak, i cili është me origjinë koreane.

Të dy lojtarët u arrestuan dhe kaluan 1 vit e 5 muaj në qeli. Pak pasi fitoi lirinë, sulmuesi Kokorin firmosi një tjetër kontratë me Zenit. Fazën e parë nuk u aktivizua fare dhe në merkaton e janarit u huazua te Sochi, skuadër që renditet në vend të fundit në Premier League ruse.

28-vjeçari realizoi një debutim shumë të mirë me ekipin e ri ditën e djeshme dhe ia doli të gjente rrugën e rrjetës. Kokorin barazoi rezultatin ndaj Arsenal Tula në minutën e 64-t falë një veprimi të bukur brenda zonës mikë.

Sochi u befasua në minutën e gjashtë shtesë dhe doli pa pikë nga përballja shtëpiake, ndërsa Kokorin shpreson të rikthehet sa më shpejt në formë më të mirë, të vazhdojë të shënojë për Sochi me shpresën që do t’i vijë një ftesë nga kombëtarja për Europianin e vitit 2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!