Pas 3 humbjeve radhazi, “korçarët” e Skënderbeut janë rikthyer te fitorja, teksa mesditën e kësaj të mërkure kanë mundur në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, “shijakasit” e Erzenti, me rezultatin e ngushtë 1 me 2, në përballjen e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore.
Nga një gol në secilën pjesë ka mjaftuar, që djemtë e teknikut Ivan Gvozdenovic të arrijnë një fitore të pastër, me siparin e golave, që u çel në minutën e 22’-të të sfidës, pas një 11-metërshi të ekzekutar mjeshtërisht nga Dean Liço, duke e mbyllur kështu pjesën e parë në avantazhin e 1 goli.
Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, “shijakasit” e Erzenit u hodhën në sulm për të gjetur golin e barazimit, mirëpo “korçarët” ishin më të fortë dhe në minutën e 71’-të arrijnë të dyfishojnë shifrat pas një goditje të bukur me kokë nga Klevis Shaqe, ndërsa për “shijakasit”, golin e “nderit” e shënoi Kahrimanovic, i cili nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, për të “vulosur” rezultatin përfundimtar, 1 me 2.
Falë kësaj fitoreje, Skënderbeu ngjitet në vendin e 3-të të renditjes me 9 pikë pas 6 javëve kampionat, 1 pikë më pak se Egnatia e Tirana, që kryesojnë Superioren. Në krahun tjetër,, Erzeni mbetet në vendin e 6-të të renditjes, me 8 pikë pas 6 javëve të para. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Dean Liços, 0-1:
Goli i Klevis Shaqes, 0-2: